Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën 15 veta janë vrarë në sulme të ndara në Irak gjatë mëngjesit të sotëm. Në mesin e tyre janë 10 civilë të vrarë në Iskanderia, në jug të Bagdadit.
Katër ushtarë irakianë e humbën jetën nga një sulm vetvrasës dhe 6 të tjerë u plagosën, kurse një ushtar amerikan u vra në Bagdad.
Ndërkohë, rrjeti televiziv amerikan ABC njoftoi se gazetari i tij Bob Woodruff dhe kameramani Doug Vogt janë plagosur rëndë nga një shpërthim në afërsi të qytetit Taji.
ABC tha se që të dy janë në gjendje serioze dhe po trajtohen në spitalin ushtarak amerikan në Irak.
XS
SM
MD
LG