Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Sot janë shënuar viktima të reja nga sulmet e kryengritësve në Irak.
Në Bagdad u plagosën 6 veta nga 4 automjetet bomba që shpërthyen në afërsi të 4 kishave.
Po sot, televizioni amerikan ABC njoftoi se gazetari Bob Woodruff dhe kameramani Doug Vogt janë plagosur rëndë nga një shpërthim afër qytetit Taji.
ABC tha se që të dy janë në gjendje serioze dhe po trajtohen në një spital ushtarak amerikan në Irak.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, të paktën 15 veta e humbën jetën në sulme të ndryshme. Dhjetë civilë u vranë në jug të Bagdadit, 4 ushtarë irakianë e humbën jetën në një sulm vetvrasës, kurse një ushtar amerikan u vra në Bagdad.
XS
SM
MD
LG