Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se Irani nuk paraqet kërcënim vetëm për Izraelin, por për gjithë botën demokratike.
Merkel i bëri këto komente në Jerusalem pas takimit me ushtruesin e detyrës së kryeministrit izraelit, Ehud Olmert, i cili gjithashtu shfaqi brengosje për programin bërthamor të Iranit.
Merkel tha se Gjermania dhe Izraeli kanë "detyrë të përbashkët" për t'ia bërë me dije Iranit se e ka kaluar vijën e kuqe.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, Merkel dhe Olmert gjithashtu u zotuan të mos bashkëpunojnë me organizatën militante islamike Hamas, përderisa nuk e njeh shtetin e Izraelit dhe nuk heqë dorë nga dhuna.
Liderët e Hamasit i kanë hedhur poshtë kërkesat e perëndimit që të heqin dorë nga dhuna kundër Izraelit, ose përndryshe të rrezikojnë humbjen e ndihmave që janë vitale për mbijetesën e Autoritetit Palestinez.
XS
SM
MD
LG