Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zëvendësi i kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Albert Rohan ka arritur në Prishtinë për të marrë informacione lidhur me zhvillimet në Kosovë pas vdekjes së presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. Zëdhënësja e negociatorëve të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës Hua Jiang, tha për Evropën e Lirë se ai do të bëjë përpjekje që bashkë me ekipin negociator të Kosovës të përshpejtojë caktimin e një takimi për decentralizimin, i cili qe dashur të mbahej në Vjenë më 25 janar, por është shtyrë për shkak të vdekjes së presidentit.
XS
SM
MD
LG