Ndërlidhjet

logo-print

GAZA


Hamasi kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që të mos ndërpresë ndihmën për Autoritetin Palestinez pas fitores së grupit militant në zgjedhjet e përgjithshme.
Drejtuesit e Hamasit kanë deklaruar se paratë e ndihmave do të përdoren për "rroga, infrastrukturë dhe për nevojat e përditshme".
Shtetet e Bashkuara deklaruan se nuk do t'i japin fonde një kabineti qeveritar palestinez të drejtuar nga Hamasi.
Bashkimi Evropian do t'i diskutojë këto çështje në Bruksel. Përpara takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit, shefi i diplomacisë britanike Jack Straw tha:
"Nuk mund të keni dhunë dhe demokraci në të njëjtën kohë, ndaj presim nga Hamasi që të heq dorë nga dhuna. Ne kërkojmë që Hamasi të njohë realitetin e zgjidhjes për dy shtete që mbështetet dhe nga Këshilli i Sigurimit dhe Kombet e Bashkuara. Ata duhet të merren vesh me qeverinë e Izraelit nëse duan që shumë nga përfitimet sociale të mbërrijnë tek palestinezët."
Qeveria izraelite ka ngrirë pagesat për Autoritetin palestinez.
XS
SM
MD
LG