Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË/BRUKSEL


Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se nuk ka caktuar ndonjë kandidat të saj për president të vendit, megjithë njoftimet e Qendrës për Informim të Kosovës se Fatmir Sejdiu është kandidati i LDK-së për të trashëguar postin e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Kryesia e LDK-së ka zhvilluar sot një takim disa orësh.
Por shefi i Zyrës Amerikane në Prishtin Philip Goldberg, ka theksuar se kandidatura si ajo e zotit Sejdiu janë shumë e mirë, ndonëse ka shtuar se ende nuk ka një vendim të konfirmuar për këtë kandidaturë.
Nga ana tjetër në një konferencë shtypi në Bruksel shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana tha se "është lajm shumë i mirë kandidmi i Fatmir Sejdiut për trashëgimtar të presidentit Rugova".
XS
SM
MD
LG