Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti rus, Vladimir Putin ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që plani për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës duhet të ketë qasje universale. Putin, gjatë një takimi me kabinetin e tij, ka kërkuar nga ministri i jashtëm, Sergei Lavrov që t'ia bëjë të njohura qëndrimet ruse Grupit të Kontaktit që mblidhet në Londër gjatë kësaj jave.
"Është kyçe për ne që jo vetëm të mbikqyrim parimet e ligjit ndërkombëtar, por dhe interesat praktike të ish republikave Sovjetike", tha Putin për të shtuar se "të gjitha parimet e Grupit të Kontakit për Kosovën duhet të jenë universale". Kjo sipas Putinit është shumë e rëndësishme për ish Bashkimin Sovjetik ku jo të gjitha konfliktet janë zgjidhur. Nga ana tjetër Lavrov ka theksuar se "një fazë kyçe në zgjidhjen e çështjes së Kosovës ka filluar. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje të pranueshme për udhëheqësit shqiptarë dhe Beogradin." Më tej ai ka nënvizuar se "kjo është një detyrë komplekse kur dihet se udhëheqësit e Kosovës kanë deklaruar se nuk do pranojnë asgjë më pak se pavarësia".
XS
SM
MD
LG