Ndërlidhjet

LONDËR


Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, gjatë një takimi në Londër, kanë rënë dakord që çështja e programit bërthamor të Iranit të dërgohet para Këshillit të Sigurimit.
Nga ky takim i është kërkuar Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore që dosjen e Iranit t'ia dërgojë për shqyrtim Këshillit të Sigurimit në takimin e 2 shkurtit.
Në këtë mënyrë Irani do të përballet me vendosjen e sanksioneve shtesë.
Në fjalimin vjetor para kombit, Presidenti George Bush, pritet të flasë për Iranin si dhe të shprehë mbështetjen për iranianët që duan më shumë liri në vendin e tyre. "Një tjetër gjë që duam është që populli i Iranit të jetojë në një shoqëri të lirë", tha Presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG