Ndërlidhjet

LONDËR


Në kryeqytetin e Britanisë ka filluar konferenca ndërkombëtare për rindërtimin dhe reformat në Afganistan. Përfaqësues të mbi 70 vendeve e organizatave po marrin pjesë në takimin dyditësh, i cili pritet të rezultojë me një mbështetje 5 vjeçare për zhvillimin ekonomik, rritjen e sigurisë dhe luftën kundër tregut ilegal të opiumit.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, ka shprehur angazhimin afatgjatë të Uashingtonit në Afganistan. Ajo bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara kanë planifikuar t'i japin Afganistanit 1.1 miliardë dollarë ndihmë në vitin e ardhshëm.
Kurse, Rusia ka deklaruar se është e gatshme t'ia falë borxhin prej 10 miliardë dollarësh, për të cilin Afganistani i detyrohet që nga koha sovjetike.
XS
SM
MD
LG