Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zëvendësi i të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Albert Rohan, u ka thënë sot përfaqësuesve të serbëve të Kosovës se takimi i Vjenës për decentralizimin ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë, mund të mbahet në dhjetëditëshin e fundit të muajit shkurt. Diplomati austriak ka ardhur dje në Kosovë për të parë nga afër zhvillimet pas vdekjes së presidentit Rugova dhe për të parë mundësinë e caktimit të një date të re për takimin e Vjenës, i cili ishte paraparë të mbahej më 25 janar, por u shty shkaku i vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova.
XS
SM
MD
LG