Ndërlidhjet

logo-print

ATHINË


Kryeministri i Greqisë Kostas Karamanlis e ka ripërsëritur mbështetjen e vendit të tij për integrimin e unionit Serbi-Mali i Zi në Bashkimin Evropian.
"Ne po ndjekim një vizion të ri për Evropën dhe Ballkanin", tha Karamanlis pas takimit me presidentin serb Boris Tadiq.
Lidhur me Kosovën, Karamanlis e ripërsëriti qëndrimin grek për një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët.
"Ne duam të shohim një Kosovë shumëetnike, në të cilën serbët dhe shqiptarët do të jetonin në paqe, ndërsa regjimi nuk do të dëmtonte stabilitetin në Ballkan", tha Karamanlis.
Tadiq ndërkaq tha se çdo zgjidhje për Kosovën duhet të arrihet përmes dialogut dhe të mos imponohet.
XS
SM
MD
LG