Ndërlidhjet

MOSKË


Duhet të zhvillohen parimet universale, të cilat duhen ndjekur për zgjidhjen e konflikteve në mbarë botën, përfshirë Kosovën, Abhazinë dhe Osetinë jugore, tha presidenti i Rusisë Vladimir Putin.
"Nëse njerëzit besojnë që Kosova mund të fitojë pavarësinë e plotë, atëherë përse kjo t'i mohohet Abhazisë apo Osetisë jugore", tha Putin në një konferencë për shtyp në Kremlin.
"Unë nuk them se Rusia menjëherë do t'i njohë Abhazinë dhe Osetinë Jugore si shtete të pavarura, por precedente të tilla tashmë janë bërë", tha Putin duke iu referuar njohjes së Qipros Veriore nga ana e Turqisë.
XS
SM
MD
LG