Ndërlidhjet

LONDËR


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, tha se Katërshja e angazhuar në procesin paqësor në Lindje të Mesme, beson që populli palestinez ka të drejtë të presë nga qeveria e re, adresimin e asipatave për paqe dhe shtetësi.
Pas takimit të përfaqësuesve të KB, SHBA, BE dhe Rusisë, Annan tha se ata kanë mirëpritur riafirmimin e angazhimit paqësor të presidentit Mahmoud Abbas.
"Është qëndrim i Katërshes se të gjithë anëtarët e qeverisë së re palestineze duhet të jenë të vendosur për jodhunën, njohjen e Izraelit, dhe pranimin e marrëveshjeve e detyrimeve të mëparshme, përfshirë dhe Planin Paqësor", ka thënë Annan.
XS
SM
MD
LG