Ndërlidhjet

LONDËR


Në kryeqytetin e Britanisë filloi konferenca ndërkombëtare për rindërtimin dhe reformat në Afganistan.
Përfaqësues të mbi 70 vendeve e organizatave marrin pjesë në takimin dyditësh, që pritet të rezultojë me mbështetje 5-vjeçare për zhvillimin ekonomik, rritjen e sigurisë dhe luftën kundër tregut ilegal të opiumit.
Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice, shprehu angazhimin afatgjatë të Uashingtonit në Afganistan, dhe tha se Shtetet e Bashkuara planifikojnë t'i japin Afganistanit 1.1 miliardë dollarë ndihmë në vitin e ardhshëm.
Rusia ndërkaq tha se është e gatshme ta falë borxhin prej 10 miliardë dollarësh, për të cilin Afganistani i detyrohet që nga koha sovjetike.
XS
SM
MD
LG