Ndërlidhjet

LONDËR


Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit, kanë bërë thirrje që çështja e statusit të Kosovës të zgjidhet brenda këtij viti. Në deklaratën e lëshuar pas takimit në Londër, bëhet thirrje për arritjen sa më të shpejtë të një zgjidhjeje, e cila do të siguronte stabilitet në rajon.
"Kjo zgjidhje duhet të kompletohet në vitin 2006", i ka deklaruar agjencisë Associated Press një zyrtar i lartë britanik.
Kjo është hera e parë që diplomatët e lartë sugjerojnë një datë specifike për përfundimin e bisedimeve për statusin e Kosovës.
Zyrtari britanik ka thënë se grupi i Kontaktit nuk do të diskutojë ribërjen e kufinjve, duke i cituar "karakteristikat unike të Kosovës, të cilat e bëjnë atë të dallohet nga rastet tjera kontestuese".
Zyrtari i lartë britanik gjithashtu ka shtuar se çfarëdo zgjidhje për statusin e ardhshëm të Kosovës nuk do të ishte presedencë.
Në takim morën pjesë shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së Javier Solana, Komisioneri për Zgjërimin Oli Rehn, i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin, Marti Ahtisari, dhe shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen.
XS
SM
MD
LG