Ndërlidhjet

PRISHTINË


Dhjetëditëshi i fundit i shkurtit mund të jetë koha kur do të mbahet takimi i Vjenës për decentralizimin, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thanë sot përfaqësues të serbëve të serbëve të Kosovës pas një takimi me zëvendësin e kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës Albert Rohan. Diplomati austriak Rohan sot ka takuar edhe zotin Veton Surroi, i cili tha se ekipi negociues duhet të autorizojë sa më shpejt dokumentet për decentralizimin dhe atë për minoritetet.
Rohan ka ardhur dje në Kosovë për të parë nga afër zhvillimet pas vdekjes së presidentit Rugova dhe për të parë mundësinë e caktimit të një date të re për takimin e Vjenës, i cili ishte paraparë të mbahej më 25 janar, por u shty shkaku i vdekjes së Presidentit Rugova.
XS
SM
MD
LG