Ndërlidhjet

logo-print

ATHINË


Lideri i partisë më të madhe opozitare në Kosovë, Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka patur një takim të shkurtër me presidentin e Serbisë Boris Tadiq në kuadër të Forumit të Internacionales Socialiste në Athinë.
Gjatë takimit disa minutësh, Tadiq i ka shprehur Thaçit ngushëllimet e tij për vdekjen e presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.
Thaçi dhe Tadiq sot kanë diskutuar në debatin mbi Ballkanin. Duke folur për Kosovën, presidenti serb është angazhuar për një zgjidhje kompromisi, kurse Thaçi për pavarësi.
"Mënyra më e mirë për ta siguruar lirinë për gjeneratat, është pavarësia dhe demokracia- asgjë më pak e asgjë më shumë, liria për të gjithë qytetarët, jo vetëm për shqiptarët. Viti 2006 do të jetë vit i vendimeve për Kosovën", ka thënë Thaçi.
Lideri i PDK-së gjatë ditës u takua edhe me kryeministrin e Bullgarisë Stanishev, me përfaqësuesit e Partisë Laburiste britanike dhe të Socialdemokratëve gjermanë, me ish kryeministrin italian Massimo D'Alema, si dhe me kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama.
XS
SM
MD
LG