Ndërlidhjet

LONDËR


Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, rënë dakord që çështja e programit bërthamor të Iranit të dërgohet para Këshillit të Sigurimit.
Në takimin në Londër u kërkua nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore që dosjen e Iranit t'ia dërgojë për shqyrtim Këshillit të Sigurimit në mbledhjen e 2 shkurtit.
Në këtë mënyrë Irani do të përballet me vendosjen e sanksioneve shtesë.
Në fjalimin vjetor para kombit, Presidenti George Bush, pritet të flasë për Iranin si dhe të shprehë mbështetjen për iranianët që duan më shumë liri në vendin e tyre.
Në Teheran, kreu i Organizatës iraniane të Energjisë Bërthamore, Golamreza Agazadeh, tha se nuk ka bazë ligjore që çështja e Iranit të dalë në Këshillin e Sigurimit, dhe shprehu besimin se mund të gjendet një zgjidhje diplomatike për krizën.
XS
SM
MD
LG