Ndërlidhjet

PRAGË


Ndaj lëvizjes militante islamike Hamas edhe sot kanë vazhduar presionet ndërkombëtare që grupi të heqë dorë nga dhuna, ta njohë Izraelin dhe ta pranojë Planin e Paqes për Lindjen e Mesme.
Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian Javier Solana tha se "do të jetë shumë vështirë" që BE-ja të vazhdojë t'u japë ndihma financiare palestinezëve përderisa Hamasi nuk dakordohet ta ndryshojë platformën e vet "ashtu siç i kërkohet".
Javën e kaluar Hamasi shënoi fitore në zgjedhjet parlamentare. Sot zëdhënësi i grupit i hodhi poshtë kërkesat e ndërkombëtarëve për të njohur Izraelin dhe për t'u çarmatosur.
Vendet arabe si Jordania dhe Arabia Saudite gjithashtu i kanë bërë thirrje Hamasit për t'i zbutur qëndrimet, ndërsa Egjipti ka dërguar një emisar në Damask për t'u takuar me udhëheqësit e Hamasit.
XS
SM
MD
LG