Ndërlidhjet

LONDËR


Bisedat për përcaktimin e statusit të Kosovës do të duhej të përfundonin në vitin 2006, është shprehur mbrëmë nënsekretari amerikan i shtetit, Nicholas Burns, duke premtuar se Uashingtoni është i përgatitur për të luajtur rol "shumë të rëndësishëm në këto bisedime në mbështetje të Kombeve të Bashkuara". Siç raporton AFP nga Londra, këto komente u bënë pas takimit të Grupit të Kontaktit për Kosovën. Mëtutje, zoti Burns u tha reporterëve se diskutimet për Kosovën "duhet të përshpejtohen". "Viti 2006 duhet të jetë vit i vendimit për Kosovën", tha ai dhe shtoi se vendimi do të jetë "jashtëzakonisht i vështirë" dhe se nuk do të duhej ta detyroj minoritetin serb që të largohet nga Kosova në "pastrimin etnik të kundërt". Në këtë kuadër ai kërkoi që shqiptarët shumicë në Kosovë të tregojnë "tolerancë dhe respekt për minoritetet", në mënyrë që të bëhet e mundshme për serbët që të mbesin në Kosovë. Njëherësh, ai kërkoi nga Beogradi që të negocioj "seriozisht" lidhur me këtë çështje. "Është korrekte të thuhet, se nga pikëvështrimi amerikan, ka ekzistuar shumë pak përkushtim nga ana e qeverisë në Beograd, që realisht të jetë në këto negociata dhe ti përkushtohet përfundimit eventual", tha Nicholas Burns.
XS
SM
MD
LG