Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për mbështetjen e ndryshimeve demokratike në Lindjen e Mesme, duke thënë se përhapja e lirisë politike do ta mundë terrorizmin. Në fjalimin e tij drejtuar kombit, mbrëmë vonë në Kongres, zoti Bush e hodhi poshtë izolacionizmin dhe tha se Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të udhëheqin për ta mbrojtur popullin amerikan dhe për ta siguruar paqen:
- Ofensiva jonë kundër terrorit përfshinë më tepër se aksion ushtarak. Përfundimisht, e vetmja mënyrë për ti mundur terroristët është duke e mundur vizionin e errët të tyre të urrejtjes dhe të frikës duke ofruar alternativa shpresëdhënëse të lirisë politike dhe të ndryshimeve paqësore. Pra, Shtetet e Bashkura mbështesin reformat demokartike në mbarë Lindjen e Mesme", tha presidenti amerikan, George Bush, në fjalimin e tij vjetor drejtuar kombit.
XS
SM
MD
LG