Ndërlidhjet

PËRKUNDËR PENGESAVE, ZOTI BUSH VAZHDON ME POLITIKËN E TIJ TË JASHTME


Andrew Tully, Radio Evropa e Lirë, Uashington Presidenti amerikan, George Bush tha mbrëmë vonë se nuk do të tërhiqet nga politika e tij e jashtme agresive, që në masë të madhe ka ndikuar në rënien e popullaritetit të tij ndër amerikanët. Në fjalimin vjetor drejtuar kombit, që e mbajti në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, presidenti Bush tha se tërheqja në këtë kohë do ti kontribuonte izolacionizmit.

Zoti Bush tha se gjatë periudhës së ardhshme trivjeçare në postin e presidentit, ai do të vazhdoj me luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, me mënyrën e tij të udhëheqjes së luftës në Irak dhe me përpjekjet për ta prëhapur demokracinë në botë.

-Armiqtë dhe miqtë tanë mund të jenë të sigurtë: Shtetet e Bashkuara nuk do të tërhiqen nga bota dhe ne kurrë nuk do të dorëzohemi para së keqes", tha presidenti Bush.

Ai tha se e hedhë poshtë atë që ai e cilësoi si "komoditet i rrejshëm i izolacionizmit". Kjo politikë e jashtme, e kombinuar me përgjegjjen e varfër të administratës së tij ndaj uraganit Katrina para pesë muajsh, bëri që viti 2005 të jet një vit i dobët për zotin Bush. Hulumtimet kryesore të opinionit, gjatë dy muajve të fundit, treguan se vetëm 40% e opinionit e miraton punën e tij. Pos kësaj, përpjekjet njëvjeçare të tij për përhapjen e demokracisë në botë, e veçanërisht në Lindjen e Mesme, kanë sjellë disa rezultate të padëshiruara për Uashingtonin. Javën e fundit, Hamasi, që mbështet shkatërrimin e Izraelit, fitoi bindshëm në zgjedhjet për parlamentin palestinez. Siç ka thënë edhe më parë, mbrëmë presidenti Bush tha se administrata e tij nuk do të punoj me Hamasin përderisa ai nuk e njehë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar.

Të gjitha nismat që ai i shpalli në këtë fjalim ishin modeste dhe në pjesën më të madhe kishin të bënin me çështje të brendshme. Në to përfshihen studimet për pension federal dhe sistemet e ndihmës mjekësore, pastaj theksimi më i madh i shkencës dhe i matematikës në sistemin shkollor dhe më tepër kërkime për burime alternative të energjisë.

Sa i përketë energjisë, presidenti Bush tha se është koha që Amerika ta liroj vetveten nga varshmëria nga nafta e importuar në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të mbeten në garën në ekonominë botërore:

- Duke e mbajtur Amerikën në garë, kërkohet energjia dhe këtu ne kemi problem serioz: Amerika varet nga nafta, që shpeshherë importohet nga pejsë jostabile të botës. Mënyra më e mirë për ta ndërprerë këtë varshmëri është nëpërmjet të teknologjisë", tha presidenti amerikan.

Njëri nga këto burime jostabile, siç u shpreh zoti Bush, është Irani, të cilin më herët ai e pat cilësuar si "akset e së keqes" së bashku me Irakun dhe me Korenë Veriore. Tashmë është e qartë se Irani do të ballafaqohet me raportimin në Këshillin e Sigurimit për vazhdimin e kërkimive bërthamore, për të cilat Shtetet e Bashkuara dhe Evropa frikësohen se ka për qëllim zhvillimin e armatimit bërthamor.

Në këtë kuadër presidenti Bush tha:

- Sonte më lejoni që tu drejtohem shtetasve të Iranit. Amerika ju respekton juve dhe vendin tuaj. Ne respektojmë të drejtën tuaj për ta zgjedhur ardhmërinë tuaj dhe për ta dfituar lirinë tuaj. Ne besojmë se një ditë do të jemi miqtë më të afërt me një Iran të lirë e demokratik", tha presidenti Bush.

Ai edhe në këtë fjalim u shpreh për vendosmërinë e tij në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar:

- Ne mbesin në ofensivë kundër rrjeteve terroriste. Kemi vrarë ose zënë shumë liderë të tyre, ndërsa për të tjerët kjo ditë do të vijë. Ne mbesin në ofensivë në Afganistan, ku presidenti i mirë Hamid Karzai dhe asambleja kombëtare po e luftojnë terrorin duke ndërtuar institucionet e demokracisë së re. Ne jemi në ofensivë në Irak, me një plan të qartë për fitore", tha presidenti George Bush.
XS
SM
MD
LG