Ndërlidhjet

MOSKË


Caktimi i afatit kohor në procesin e negociatave për statusin e Kosovës është i papranueshëm, kanë thënë sot burime nga ministria e Jashtme ruse, pas takimit të djeshëm të Grupit të Kontaktit për Kosovën.
Pjesëmarrësit e kanë theksuar rëndësinë e dialogut të drejtpërdrejtë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, dhe rolin kyç të Këshillit të Sigurimit në këtë proces, kanë thënë të njëjtat burime. Sipas tyre, në takim është theksuar gjithashtu "nevoja që beogradi dhe Prishtina të gjejnë zgjidhje kompromisi në interes të stabilitetit rajonal.
Ministri i Jashtëm rus, Serbei Lavrov, ka kërkuar që vendimi për statusin e Kosovës të ketë natyrë universale. "Është e papranueshme të përdoren standarde të dyfishta në zgjidhjen e konflikteve", ka thënë Lavrov.
XS
SM
MD
LG