Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka mbështetur kandidaturën e Fatmir Sejdiut për president të Kosovës, të propozuar nga Lidhja Demokratike. Këto dy parti janë partnere të koalicionit qeverisës, në bazë të marrëveshjes së arritur pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2004. Në një komunikatë për opinion, thuhet gjithashtu se Aleanca e ka mirëpritur edhe shtimin e dinamikës së gjithanshme në kuadër të punës, në, siç thuhet, vitin e pavarësisë së Kosovës, duke dhënë përkrahje të plotë edhe për angazhimet në zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Në komunikatë gjithashtu është vlerësuar lartë organizimi i ceremonisë mortore për varrimin e Presidentit Ibrahim Rugova.
XS
SM
MD
LG