Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për mbështetjen e ndryshimeve demokratike në Lindjen e Mesme, duke thënë se përhapja e lirisë politike do ta mundë terrorizmin. Në fjalimin e tij drejtuar kombit mbrëmë vonë në Kongres, zoti Bush e hodhi poshtë izolacionizmin, dhe tha se Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të udhëheqin për ta mbrojtur popullin amerikan dhe për ta siguruar paqen:
"Ofensiva jonë kundër terrorit përfshinë më tepër se vetëm aksion ushtarak. Përfundimisht, e vetmja mënyrë për t'i mundur terroristët është duke e mundur vizionin e errët të tyre të urrejtjes dhe frikës dhe duke ofruar alternativa shpresëdhënëse të lirisë politike dhe të ndryshimeve paqësore. Shtetet e Bashkura i mbështesin reformat demokartike në mbarë Lindjen e Mesme", tha presidenti Bush, në fjalimin e tij vjetor drejtuar kombit.
XS
SM
MD
LG