Ndërlidhjet

LONDËR


Britania i ka tërhequr vërejtjen Iranit që të "mos i mbyll sytë" ndaj kërkesave në lidhje me programin bërthamor, apo të "mos kërcënohet" në raportet me bashkësisë ndërkombëtare. Këtë vërejtje e ka shprehur sot sekretari i Jashtëm, Jack Strou, gjatë takimit në Londër me ministrin e Jashtëm iranian, Manuçer Motaki.
Ndërkaq, presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinexhad, ka thënë se Teherani do t'i rezistojë presionit ndërkombëtar dhe do ta kompletojë programin bërthamor.
"Po u them atyre superfuqive mashtruese dhe imagjinare; duhet ta dini se kombi iranian është pavarësuar para 27 vjetësh. Energjinë bërthamore e konsiderojmë si të drejtë kombëtare dhe ne do të rezistojmë derisa ta përmbushim plotësisht këtë të drejtë", tha Ahmadinexhad.
XS
SM
MD
LG