Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Sekretari i Jashtëm britanik, Jack Strou, tha se agjenda e konferencës për Afganistanin tregon se bashkësia ndërkombëtare nuk do t'i ndërpresë ndihmat për këtë vend.
"Konferenca sot do të fokusohet në qeverisje, sundim të ligjit, të drejta të njeriut, zhvillim ekonomik dhe ndihmë efektive e koordinim. Diskutimet e gjëra dhe të thella, dëshmojnë se bashkësia ndërkombëtare mbetet e përkushtuar për ta mbështetur edhe më tutje popullin e Afganistanit", tha Strou.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë premtuar ndihmë prej 2 miliardë dollarësh për Afganistanin. Presidenti Hamid Karzai tha se deri në fund të konferencës, ndihma e përgjithshme nga më shumë se 60 donatorë do të arrijë në 5 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG