Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Sot në Prishtinë ka arritur i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Frank Wisner, i cili ka shprehur mbështetjen e plotë të Uashingtonit se statusi duhet të zgjidhet brenda këtij viti, dhe mbështetjen për kursin që duhet të ndjekin diskutimet për statusin dhe rezultati përfundimtar i këtyre biserdimeve.
"Erdha sot që ta siguroj Kosovën se negociatat për statusin e saj do të përfundojnë gjatë këtij viti, dhe të dëshmoj për qëndrimet e Grupit të Kontaktit se zgjidhja do të jetë në atë drejtim që të mos ketë kthim në gjendjen e para vitit 1999 dhe që të mbrohen kufijtë e këtij vendi", ka thënë sonte pas takimit me grupin negociator të Kosovës, i dëgruari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për statusin, Frank Wisner.
"Unë solla fjalën e mbështetjes së plotë të SHBA-ve që t’ju siguroj se negociatat e filluara do të përfundojnë, dhe do të përfundojnë gjatë këtij viti, pra gjatë 2006-tës", tha zoti Wisner.
XS
SM
MD
LG