Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, tha sot në Prishtinë se në Grupin e Kontaktit ekziston pajtim i plotë që vullneti i popullatës shumicë në Kosovë të merret parasysh gjatë përcaktimit të statusit. Me t'u kthyer nga Londra ku dje mori pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit, Jessen-Petersen, tha se ky mekanizëm ndërkombëtar ka qëndrim të qartë se statusi i Kosovës duhet të zgjidhet brenda këtij viti. "Takimi i Londrës ka dëshmuar se Kosova është kthyer në agjendat ndërkombëtare, kurse një nga vendimet më të rëndësishme të takimit është se viti 2006 do të jetë vendimtar për statusin", tha Jessen-Petersen.
“Takimi i djeshëm nuk kishte për qëllim marrjen e vendimit për statusin, por që të ketë marrëveshje për hapat në vijim dhe të ketë një pajtim të përgjithshëm për të mbështetur Marti Ahtisarin”, u shpreh Jesen-Petersen.
XS
SM
MD
LG