Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Kryeministri britanik, Tony Blair, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që t'i dërgojë Iranit një "sinjal të fortë" për t'ia bërë të qartë se nuk mund të vazhdojë t'i "nënçmojë" detyrimet ndërkombëtare.
"Lidhur me atë që Irani është duke bërë, jo vetëm në aspektin e detyrimeve ndërkombëtare bërthamore, por edhe në eksportimin e terrorizmit përreth rajonit, dhe në aspektin e të drejtave të njeriut, është e rëndësishme të sigurojmë që ata t'i përmbushin detyrimet ndërkombëtare, dhe të gjithë ne, t'i mbështesim veprimet e domosdoshme për ta shtyrë Teheranin që ta bëjë këtë", tha Blair.
Këto komente ai i bëri në Parlament, pas takimit të sekretarit të Jashtëm, Jack Strou, me ministrin e Jashtëm iranian, Manuçer Motaki.
XS
SM
MD
LG