Ndërlidhjet

VJENË


Bordi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore e filloi takimin ku do ta diskutojë raportimin e Iranit në Këshillin e Sigurimit shkaku i çështjes kontraverze bërthamore.
Irani është kërcënuar se do të vazhdojë pasurimin e uraniumit dhe do ta ndërpresë bashkëpunimin vullnetar me agjencinë, nëse ajo i referohet Këshillit të Sigurimit, i cili mund të imponojë sanksione ndëshkuese.
Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Franca, Kina dhe Britania, tashmë janë dakorduar që çështja e Iranit të referohet në Këshillin e Sigurimit.
Irani mohon se përpiqet të sajojë armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG