Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Serbët e Kosovës mund të ndikojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës për komunitetin e tyre, vetëm përmes pjesëmarrjes në institucionet e zgjedhura, u tha sot pas një takimi që kryesuesi i Listës Serbe, Oliver Ivanoviq, zhvilloi me shefin e zyrës ruse në Prishtinë, Sergej Bazdnik. Ivanoviq tha se ia kishte sqaruar përfaqësuesit rus qëndrimin e partisë së tij, se vendimi për pjesëmarrjen e serbëve në institucionet e Kosovës nuk mund të merret pa një mbështetje paraprake nga Beogradi, pasi që, siç ka thënë ai, asnjë subjekt serb në Kosovë, në zgjedhjet e fundit, nuk ka fituar numër të mjaftueshëm të votave që t'i garantonte përfaqësimin e interesave të këtij komuniteti në mënyrë të ligjshme.
Ndërkaq, lidhur me bisedimet për statusin, shefi i zyrës ruse në Prishtinë tha se qeveria e tij e mbështet deklaratën e fundit të Grupit të Kontaktit të aprovuar në Londër, me të cilën kërkohet që statusi të definohet gjatë këtij viti.
XS
SM
MD
LG