Ndërlidhjet

logo-print

VJENË


Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, Mohamed El Baradej, tha sot se Irani ende ka shansa që ta rifitojë besimin e komunitetit ndërkombëtar lidhur me mosmarrëveshjet për programin e tij bërthamor.
"Kjo është fazë kritike, por në asnjë mënyrë situatë krize. Kjo ka të bëjë me ndërtimin e besimit, me nevojën urgjente që Irani të bëjë hapa për ndërtimin e besimit, por jo me ndonjë kërcënim të afërt", tha El Baradej.
Ai ka shtuar gjithashtu se vendimi i Iranit për pasurim të kufizuar të uraniumit nuk e "ka ndihmuar" rivendosjen e besimit ndërkombëtar.
Këto komente El Baradej i bëri derisa Bordi i Guvernatorëve të Agjencisë është takuar sot në Vjenë për ta diskutuar kërkesën që Irani të nxirret para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Një zëdhënës i Agjencisë tha se nuk pritet të votohet sot për këtë çështje, pasi takimi do të vazhdojë edhe nesër.
XS
SM
MD
LG