Ndërlidhjet

XHAKARTË


Terrorizmi po e kërcënon zhvillimin ekonomik të vendeve të varfëra, ka thënë sot në kryeqytetin e Indonezisë, koordinatori i Bashkimit Evropian kundër terrorizmit, Gijs de Vries.
Ai u tha gazetarëve se kërcënimi i terrorizmit duket se do të na shoqërojë për një kohë të gjatë.
"Mendoj se jemi të vetëdijshëm se në këtë rajon dhe në vende të tjera, terrorizmi duket se do të na shoqërojë për një kohë të konsiderueshme, dhe kjo paraqet kërcënim për zhvillimin ekonomik. Duhet të bëjmë gjithçka që të mund ta luftojmë atë në atë mënyrë që të jetë në pajtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut", tha de Vries.
XS
SM
MD
LG