Ndërlidhjet

KOPENHAGË


Pas karikaturave të ribotuara në gazetat evropiane të Profetit Muhamed, sot është protestuar në shumë vende islamike. Një grup i armatosur palestinez i ka rrethuar zyrat e Bashkimit Evropian në Gaza, duke u kërcënuar me sulme ndaj institucioneve dhe kishave në këtë qytet.
"Këto fyerje do të bëjnë që institucionet evropiane dhe kishat e tyre në Gaza, të jenë cak i sulmeve tona", ka thënë një nga palestinezët.
Qindra studentë muslimanë kanë protestuar në Pakistan, kurse ministri i Jashtëm afgan, bdullah Abdullah, ka thënë se karikaturat ishin "fyerje" që do ta "dëmtojnë" dialogun ndër-kulturor.
Ministri i Jashtëm danez, Per Stig Moller, tha se qeveria pret rritje të bojkotit ndaj prodhimeve daneze në botën islame.
XS
SM
MD
LG