Ndërlidhjet

PRISHTINË


I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Frank Wisner, ka biseduar sot ndarazi me udhëheqës të institucioneve, liderë të partive opozitare dhe me përfaqësues të serbëve të Kosovës. Ai ka përsëritur vendosmërinë amerikane që procesi për statusin të përmbyllet brenda këtij viti. "Përkushtimi kryesor i SHBA-ve lidhur me procesin për përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës është që negociatat të përmbyllen gjatë këtij viti", tha sot i dërguari amerikan Wisner, i cili mbrëmë ka arritur në Prishtinë dhe është takuar me ekipin negociator të Kosovës.
Pas takimit të sotëm me kryeministrin Bajram Kosumi, Wisner tha se Grupi i Kontaktit në Londër ka nxjerrë përfundime që hapat e mëtejshëm të krijojnë një ambient i cili do ta bëjë të mundur një zgjidhje paqësore.
Ambasadori Wisner është takuar edhe me kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi, dhe atë të Partisë Ora, Veton Surroi, si dhe me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.
XS
SM
MD
LG