Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Në takimin e sotëm ndërmjet zyrtarit të lartë të administratës ndërkombëtare në Kosovë, Joakim Ryker, dhe kryetares së Qendrës Koordinuese të Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Sanda Rashkoviq-Iviq, nuk është arritur marrëveshje për normalizimin e furnizimit me rrymë të serbëve në Kosovë.
Në kumtesën e qendrës koordinuese, thuhet gjithashtu se "takimi kaloi në atmosferë të tensionuar pasi të dy palët mbrojtën qëndrimet e tyre që ishin diametralisht të kundërta".
Zgjidhjen e kësaj çështjeje, zoti Ryker e sheh në atë që furnizues i vetëm me rrymë të pranohet Korporata Energjetike e Kosovës, dhe që furnizimi të varet nga pagesa e energjisë së shpenzuar.
Sanda Rashkoviq-Iviq e ka kundërshtuar këtë qëndrim duke thënë se "pala shqiptare por edhe disa përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare po sillen sikur Kosova të ishte shtet i pavarur, duke e injoruar Rezolutën 1244".
XS
SM
MD
LG