Ndërlidhjet

KOPENHAGË


Kryeministri danez, Anders Fogh Rasmusen është shfaqur në televizionet në gjuhën arabe, siç është al Arabija, ku ka kërkuar zgjidhje paqësore të situatës së krijuar pas botimit të karikaturave të profetit Muhamed në meidat daneze.
"Jam thellësisht i shqetësuar që shumë myslimanë i kanë parë vizatimet në gazetën daneze si deformimi të profetit Muhamed. E di se kjo nuk ka qenë synimi i gazetës. E përditshmja ka kërkuar ndjesë dhe shpresoj se bazuar mbi të mund të gjejmë zgjidhje", tha Rasmusen.
Ai më tej ka shtuar se në demokracinë daneze qeveria nuk kontrollon mediat, ndaj as qeveria daneze dhe as populli danez nuk duhet të mbahet përgjegjës.
Protestat kanë vazhduar në shumë vende myslimane e arabe, përfshi dhe Pakistanin, Afganistanin dhe Indonezninë.
XS
SM
MD
LG