Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld dëshiron të shohë zvogëlimin e numrit të ushtarëve amerikanë në Kosovë, duke sugjeruar se vendet e tjera të NATO-s duhet të marrin më shumë përgjegjësi në Kosovë.
Këto komente Rumsfeld i ka bërë në një intervistë dhënë të përditshmes britanike Financial Times.
"Ne po punojmë së bashku në Kosovë dhe Ballkan. Natyrisht ne shkuam atje bashkë e bashkë do të largohemi", ka thënë mes të tjerash Rumsfeld.
Pjesëmarrja e forcave amerikane në Irak dhe Afganisatn është arsyeja kryesore për këtë kërkesë të shefit të Pentagonit.
Aktualisht në Kosovë në kuadër të mbi 16 mijë trupave të KFOR-it veprojnë 1700 ushtarë amerikanë.
XS
SM
MD
LG