Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf sot ka dënuar karikaturat e profetit Muhamet, që janë botuar në disa gazeta evropiane. Në Xhakartë të Indonezisë afro 300 myslimanë kanë depërtuar në ndërtesën e Ambasadës së Danimarkës dhe para se të shpërndaheshin e shkelën flamurin e këtij vendi. Në një kumtesë, mbreti i Jordanisë, Abdullahu i Dytë ka vlerësuar se karikaturat janë një krim i pa arsyeshëm dhe ka thënë se nuk do të lejoj asnjë fyerje të fesë myslimane. Lidhur me këto karikatura sot reagoi edhe presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai:
- Liria e shtypit nuk do të thotë se ne kemi të drejtë ti fyejmë religjionet, besimet dhe kulturën e popujve. Ne nuk duhet ta kemi këtë të drejtë as në Afganistan, as në Evropë ose diku tjetër. Liria e shtypit duhet të jetë brenda parimeve të respektit për religjionin, moralin dhe kulturën e popujve.
Një gazetë franceze dhe disa në Belgjikë sot i ribotuan karikaturat, që së pari ishin paraqitur në një gazetë daneze, duke thënë se kjo po bëhej si shenjë e mbështetjes së lirisë së shtypit.
XS
SM
MD
LG