Ndërlidhjet

KABUL


Së paku 20 militantë talibanë janë vrarë në luftimet në provincën jugore Helmand në Afganistan, ka thënë ministri i brendshëm, Yousuf Stanizai. Në këto luftime janë vrarë edhe tre policë afganë. Autoritetet e provincës Helmand kanë thënë se luftimet filluan dje pasi militantët kishin sulmuar karvanin e një zyrtari të lartë lokal. Është bërë e ditur se në këto luftime, që vazhdonin edhe sot, ishin të përfshirë afro 200 militantë dhe se forcat qeveritare kishin kërkuar ndihmë nga ushtria amerikane.
XS
SM
MD
LG