Ndërlidhjet

KAIRO


Një anije egjiptiane me afro 1400 udhëtarë është fundosur në Detin e Zi. Ministri i Transportit i Egjiptit, Mohammed Lutfy Mansour i tha rrjetit CNN se kanë shpërtuar 263 vetë. Zyrtarët kanë thënë se 185 trupa të pajetë janë nxjerrë deri tash nga uji afro 90 kilometra nga porti Safaga në Egjipt. Punën e anijeve dhe helikopterëve të shpëtimit po e vështirëson moti i ligë. Shkaku i avarisë së anijes është i paqartë por është thënë se mbrëmë, kur anija ishte nisur nga porti Duba në Arabinë Saudite, kanë fryer erëra të forta. Raportohet se shumica e udhëtarëve ishin egjiptianë që punonin në Arabinë Saudite, por besohet se kishte edhe pelegrinë që ktheheshin nga Meka.
XS
SM
MD
LG