Ndërlidhjet

VJENË


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha sot në Vjenë u takua me kancelarin e Austrisë, Wolfgang Schuessel, vendi i të cilit kryeson presidencën e Bashkimit Evropian. Me këtë rast zoti Berisha u angazhua për integrimin evropian të Shqipërisë dhe theksoi mbështetjen e Tiranës për pavarësinë e Kosovës. Shqipëria shpreson se në korrik do të nënshkruaj marrëveshjen e stabilizim asocimit, që paraqet hap të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit eventual në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG