Ndërlidhjet

GAZA/TEL AVIV


Lideri i lartë i Hamasit në Siri, Khaled Meshaal tha se Hamasi kurrë nuk do ta njohë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar, por do të bëjë negociata me Izraelin për arritjen e marrëveshjes afatgjatë. Këto komente ai i bëri në intervistën e publikuar sot në gazetën palestineze, "al-Hayat al-Jadida". Ndërkaq, e përditshmja izraelite "Yediot Aharonot" sot botoi intervistën me presidentin e Egjiptit, Hosni Mubarak, në të cilën ai shprehet se Hamasi duhet ta njohë Izraelin nëse dëshiron ta formoj qeverinë dhe se Hamasi nuk do të duhej ta dëgjonte çdo fjalë që e thotë zoti Meshaal. Konsulli i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara në Izrael, Jacob Walles tha sot se Amerika e ka pezulluar fillimin e një projekti të ri humanitar palestinez për shkak të shqetësimeve lidhur me Hamasin.
XS
SM
MD
LG