Ndërlidhjet

VJENË


Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore e miratoi sot dërgimin e çështjes bërthamore të Iranit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Bordi i Guvernatorëve e ka votuar me 27 vota për, 3 kundër dhe 5 abstenime, Rezolutën e Bashkimit Evropian, e cila ka për qëllim ta shtojë presionin ndaj Iranit sa i përket bashkëpunimit në programin e tij bërthamor. Ambasadori i Britanisë në këtë Agjenci, Peter Jenkins, pas takimit në Vjenë, tha se "vendimi i dërgon një mesazh të fuqishëm Republikës Islamike të Iranit. Mesazhin e shqetësimit ndaj zhvillimeve në Iran prej fillimit të janarit, dhe vazhdimin e mungesës së besimit në qëllimet bërthamore të Iranit".
XS
SM
MD
LG