Ndërlidhjet

MYNIH


Çështja bërthamore e Iranit është në krye të agjendës së konferencës ndërkombëtare për sigurinë që ka filluar sot në Mynih të Gjermanisë.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha në hapje të konferencës se Irani e ka kaluar vijën e kuqe, dhe se nuk duhet lejuar që të zhvillojë armë bërthamore.
"Ne duam, dhe duhet ta parandalojmë Iranin që ta zhvillojë më tutje programin e tij bërthamor, i cili kuptueshëm duket se nuk ka vetëm qëllime paqësore por edhe ushtarake. Megjithatë, kurrsesi nuk duhet që provokimet e presidentit iranian të na shtyjnë që të reagojmë", tha Merkel.
Ndërkaq, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha se bota "nuk e dëshiron një Iran bërthamor". Ai tha se pret që NATO-ja të veprojë globalisht në luftën kundër terrorizmit dhe problemeve të tjera ndërkombëtare.
"Aleanca tashmë është aktive në Afganistan dhe ajo mund t'i zgjerojë aktivitetet edhe tjetërkund", u shpreh Rumsfeld.
Njëra ndër temat e rëndësishme që do të diskutohen gjatë konferencës do të jetë edhe Kosova.
XS
SM
MD
LG