Ndërlidhjet

BAGDAD


Në kryqytetin irakian janë gjetur trupat e pajetë të 14 arabëve sunitë. Asocacioni i Studiuesve Muslimanë tha se të vrarët ishin burgosur para një jave nga policia, derisa po faleshin në një xhami.
Arabët sunitë vazhdimisht i kanë akuzuar forcat e sigurisë që udhëhiqen nga shiitët për rrëmbim dhe vrasje të sunitëve.
Ministria e Brendshme tha se nuk mund ta konfirmonte nëse viktimat kishin qenë në paraburgim, dhe se po zhvillohen hetime ndaj rastit.
XS
SM
MD
LG