Ndërlidhjet

BEOGRAD


Policia e Serbisë ka publikuar një fletë arrest për biznesmenin e njohur dhe politikanin Bogolub Kariq, pasi ai sot nuk u paraqit në gjyq për të dhënë shpjegime lidhur me akuzat për veprime ilegale në ish kompaninë e tij, Mobtel, që ishte operatori kryesor i telefonisë mobile në Serbi. Bogolub Kariq është pronar i Kompanisë BK dhe kryetar i Lëvizjes për Forcën e Serbisë. Ai u deklaroi mediave serbe se momentalisht është jashtë Serbisë dhe se pas konsultimeve me avokatët e tij do të vendosë se a do të kthehet të hënën në Beograd apo jo.
XS
SM
MD
LG