Ndërlidhjet

logo-print

QYTETI I VATIKANIT/DAMASK


Vatikani sot ka dënuar publikimin e karikaturave të profetit Muhamed, që kanë shkaktuar pakënaqësi të mëdha te myslimanët. Në kumtesën e Vatikanit, mëtutje thuhet se Selia e Shenjtë poashtu dënon edhe reagimet e dhunshme nga protestuesit në botën islamike. Liria e të shprehurit siç thotë Deklarata e të Drejtave të Njeriut nuk mund ta "përfshijë edhe të drejtën për të ofenduar ndjenjat fetare të besimtarëve", thuhet në kumtesë. Vatikani tha se ky parim ka të bëjë me të gjitha religjionet. Sot më herët gjatë ditës, protestuesit në Damask të Sirisë i shtinë zjarrin ambasadave të Norvegjisë dhe të Danimarkës, ku së pari një gazetë publikoi karikaturat e profetit Muhamed.
XS
SM
MD
LG