Ndërlidhjet

logo-print

TEHERAN/VJENË


Presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad sot urdhëroi vazhdimin e procesit të pasurimit të uraniumit dhe ndërprerjen e inspektimit të Kombeve të Bashkuara në kapacitetet atomike të Iranit. Ky urdhër, për të cilin raportoi televizioni shtetëror iranian, u bë pasi Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamor sot në Vjenë vendosi që çështjen e programit bërthamor të Iranit ta raportoj në Këshillin e Sigurimit. Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice tha se ky vendim paraqet mesazh të qartë për Iranin që ta ketë parasysh vullnetin e Bashkësisë Ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG